Shpërthime në lagjen e Boshnjakëve

Persona të panjohur sonte rreth orës 19 e 30 minuta kanë aktivizuar një mjet shpërthyer, sipas të gjitha gjasave bombë dore, në oborrin e shtëpisë së një serbi në Lagjen e boshnjakëve në pjesën veriore të Mitrovicës. Sipas agjencisë serbe Tanjug, nuk ka të plagosur, kurse e kanë pësuar vetëm disa xhama në shtëpinë ku banon Slavolub Mashiq, i cili nuk është nga Mitrovica, por jeton aty.
Vendi i shpërthimit është rrethuar me shirit të verdhë, kurse vendin e ngjarjes janë duke e këqyrur e hulumtuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës, si dhe ata të KFOR-it dhe EULEX-it.
Në kohë të fundit në pjesën veriore të Mitrovicë ajanë shënuar disa incidente të ngjashme, ku cak ka qenë kryesisht prona e personave që punojnë në institucionet e Kosovës./Indeksonline/