E Diel, 1 Nëntor 2026

Një person humb jetën, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën, pasojë e një aksidenti në rrugës Prishtinë- Besianë.

Tre të aksidentuar të tjerë janë të lënduar dhe sipas policisë, janë dërguar në emergjencë.

“Rreth orës 20:45 ka ndodhur në fshatin Llapashticë ka ndodhur një aksident dhe ka humbur jetën një person i gjinisë mashkull, shqiptar, kosovar, si pasojë e përplasjes së dy veturave”, ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë, Brahim Sadrija.

Ai ka njoftuar se tre të aksidentuarit e tjerë janë dërguar në emergjencë kurse policia dhe prokuroria ka dalë në vendin e ngjarjes. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›