E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, gruaja plagos me armë të shoqin: Më dhunonte, e bëra për vetëmbrojtje

Gazeta Shqip

Policia ne Durres, foto ilustruese

Policia ne Durres, foto ilustruese

Dhuna sistematike dyshohet se është bërë shkak që një grua të drejtojë armën mbi bashkëshortin e saj, duke e plagosur rëndë atë. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 17:09 të ditës së sotme në familjen e Përparim Zaçellari në lagjen nr. 17 zonën e ish-kënetës në qytetin e Durrësit.

Nga hetimet paraprake, mësohet se krimi ka ardhur pas një debati të fortë mes bashkëshortëve Përparim dhe Leonora Zaçellari. Në një moment gruaja ka qëlluar 4 herë me një pistoletë mbi burrin e saj. Nuk dihet ende se ku e ka gjetur ajo armën. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit në gjendje të rëndë ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Ndërkohë autorja e ngjarjes është vetëdorëzuar vetë në polici, ku ka dorëzuar dhe armën e krimit. Gjatë dëshmisë së saj në polici, Leonora ka rrëfyer se burri i saj ushtronte dhunë sistematike ndaj saj. 30-vjeçarja u ka thënë efektivave blu se gjatë sherrit, burri e ka rrahur, si dhe e ka kërcënuar me jetë. Ajo ka pretenduar se ngjarja është bërë për vetëmbrojtje. Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

17 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, gruaja plagos me armë të shoqin: Më dhunonte, e bëra për vetëmbrojtje burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›