Ngacmon vajzen qe njohu ne Facebook pranga shqiptarit
Pervecse rrezikon riatdhesimin ne Shqiperi i riu shqiptar duhet te perballet edhe me akuzat e cenimit te privatesise dhe ngacmimeve seksuale. Ngjarja ka ndodhur ne Firence te shtetit fqinj dhe ka pasur per protagoniste dy shqiptare nje vajze 22 vjec dhe nje djale 25 vjec. I riu shqiptar eshte arrestuar nga karabinieret teksa po tentonte te prekte pa deshiren e saj 22-vjecaren ne nje autobus me te cilen ajo po kthehej ne shtepi nga vendi i saj i punes. Lajmi u be i ditur nga agjencite e lajmeve te vendit fqinj. Sipas burimeve autoritetet policore italiane kishin arrestuar nje te ri shqiptar. Arrestimi i te riut kishte ardhur pas nje denoncimi te bere nga viktima e tij nje 22-vjecare e cila prej disa ditesh merrte vetem telefonata dhe ndiqej kemba kembes nga bashkekombesi i saj. Referuar burimeve behet e ditur se gjithcka ka nisur me nje ftese per miqesi ne rrjetin social ne internet facebook. Te dy te rinjte ishin shqiptare dhe te dy jetonin ne Firence. Vecse 22- vjecarja gezonte leje qendrimi te rregullt ndersa i riu ishte ilegal ne Itali. Pasi jane bere miq ne facebook kane pare foto te njeri-tjetrit dhe kane shkembyer numra telefoni. Ka qene ky momenti kur per vajzen ka nisur ferri. Sic bejne te ditur agjencite italiane te lajmeve 25- vjecari ka vijuar ta telefonoje pambarim vajzen si edhe duke e ndjekur ate neper rruge. Por kur gjithe situata eshte bere e paperballueshme per te rene ajo i eshte drejtuar policise. Ne vijim ajo ka perdorur veten e saj si karrem per shqiptarin bezdises. Dy dite me pare teksa shqiptarja po kthehej ne shtepi me ane te nje autobusi 25- vjecari i eshte afruar dhe e ka perqafuar me force. Ne keto momente kane nderhyre karabinieret te cilet ishin kamufluar si udhetare civile ne autobus. Ata kane arrestuar shqiptarin mbi te cilin tashme rendon akuza per cenim te privatesise dhe ngacmime seksuale. Behet e ditur se te shtunen e shkuar i riu kishte tentuar te puthte me force pa deshiren e saj 22- vjecaren ne parkingun e nje qendre tregtare ku ishin takuar. Gjate kontrollit te karabiniereve i riu ishte hequr sikur ishte i fejuari i vajzes. ar.ba