Ish-sekretari i ministrise burg dhe ekstradim ne SHBA
Pas debatesh te ashpra mes avokatit mbrojtes te Rrapos dhe prokurorit te ceshtjes gjykata pranoi kerkesen e perfaqesuesit te akuzes. Sipas vendimit i arrestuari Almir Rrapo do te qendroje ne masen e sigurise arrest me burg deri ne perfundim te procedurave per ekstradimin e tij ne Shtetet e Bashkuara. Togat e zeza e cilesuan si te pabazuar ne ligj kerkesen e avokatit te 27-vjecarit Rrapo per lirim nga qelia. Gjykata vleresoi se afati 60 ditor i arrestit me burg i caktuar nga Apeli i Tiranes ne 22 korrik nuk ka perfunduar ende. Vete Rrapo nuk ishte i pranishem dje ne seance. Me ane te nje deklarate ai i kishte dhene te drejten e perfaqesimit avokateve te tij. Pas ketij vendimi Rrapo duhet te qendroje ne qeli deri ne perfundim te shqyrtimit te kerkeses per ekstradim kerkese e cila ndodhet tashme ne zyren e gjyqtarit Artur Gaxhi.
SEANCA
Debati i forte mes togave te zeza pershkoi gjithe seancen e djeshme gjyqesore ne ngarkim te Almir Rrapos. Qe ne nisje te saj palet pranuan qe te shqyrtoheshin ne nje seance te vetme kerkesa e prokurorise per vazhdimin e paraburgimit te Almir Rrapos deri ne perfundim te procedurave te kerkeses per ekstradim si edhe kerkesa e Rrapos per shuarje te mases se sigurise arrest me burg ndaj tij. Klienti jone ka me teper se 48 ore qe qendron ne qeli pa nje vendim gjykate tha mbrojtesi i Rrapos avokati Ardian Visha. Ai pretendoi se gjykata deri ne perfundim te afatit 60 ditor te arrestit te klientit te tij nuk kishte percaktuar ndonje mase tjeter per te. Ne keto kushte sipas avokatit gjykata ishte e detyruar te jepte nje mase te ndryshme nga ajo e arrestit. Nderkohe perfaqesuesi i prokurorise prokurori Besnik Cengu kundershtoi kerkesen e mbrojtjes per lirimin e Rrapos. Duke iu referuar konventes dypaleshe per ekstradimet mes Shqiperise dhe SHBA-se e firmosur ne vitin 1993 prokurori tha se kerkesa per ekstradimin e Rrapos ishte paraqitur ne gjykate brenda afatit dy mujor. Sipas ligjit afati eshte dy muaj dhe jo 60 dite tha prokurori. Ai pohoi se jane shtuar disa akuza ndaj Rrapos gjate hetimit. Ne vijim avokati Visha dhe prokurori Cengu u perfshine ne nje debat pyetje-pergjigje. Nder te tjera avokati Visha duke iu referuar nje prej neneve te konventes tha se ne dosjen e kerkeses amerikane per ekstradimin e Rrapos duhet te kete bashkangjitur prova te fajesise se tij. Me tregoni nje prove te vetme kerkoi avokati. Prokurori iu pergjigj se ne fashikullin e gjykimit ndodheshin te gjitha aktet. Almir Rrapo u arrestua ne ambientet e Ambasades Amerikane ne Tirane ne 2 korrik. Ai akuzohet nga drejtesia amerikane per akuza te vrasjes pengmarrjes ne ndihme te shantazhit armembajtjes pa leje dhe shperndarjes se droges.
Armand Bajrami