E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthimi i bombolës së gazit në familjen Kola, ndërron jetë një prej 6 anëtarëve të plagosur

Ka ndërruar jetë 40-vjeçari Saimir Kola, një nga gjashtë personat që mbetën të plagosur nga shpërthimi i një bombule gazi në fshatin Markatomaj të Lezhës, më 29 gusht.

Kola po kurohej prej 12 ditësh në Itali, ku ishte dërguar për mjekim të specializuar, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda.

Ai kishte pësuar djegie në rreth 90% të sipërfaqes së trupit, duke e rënduar ndjeshëm gjendjen e tij shëndetësore.

Shpërthimi i bombulës së gazit ndodhi në banesën e familjes Kola në Markatomaj, ku mbetën të plagosur edhe pesë anëtarë të tjerë të familjes.

Lajm në përditësim…

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›