Shperthimi i tritolit ne Vlore policia zbardh detajet
Shpërthimi i tritolit që i mori jetën 41- vjeçarit Nazmi Alliaj ditën e shtunë në qytetin e Vlorës ka qenë aksidental. Pas ekspertizës së kryer nga specialistët xhenierë të Drejtorisë së Përgjithshme të policisë së Shtetit rezultoi se viktima Nazmi Alliaj e ka patur në dorë lëndën plasëse në momentin që ajo ka shpëthyer.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur arsyet e posedimit të tritolit nga ana e viktimes. 41- vjeçari kishte vetëm dy javë që kishte marrë një shtëpi me qera në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës ndërkohë që njihej si banor i lagjes “Kushtrimi” .