E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagon Beogradi Presim qe Prishtina te terhiqet

Shefi i ekipit negociator të Serbisë, Borko Stefanoviq, ka thënë se mbetet në pritje të përgjigjes së Prishtinës në lidhje me ofertën e palës serbe- që njësitë e policisë të tërhiqen nga postblloqet që i kanë marrë mbrëmë, në mënyrë që serbët të zhbllokojnë rrugët.

Stefanoviq, së bashku me ministrin serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq, kanë mberritur mbrëmë në Kosovë, pas informacioneve për aksionin e policisë së Kosovës dhe pas grumbullimit të qindra serbëve në veri, të cilët përpiqeshin që të pengojnë njësitë speciale të policisë që të vendosën në portën 1, përkatësisht në pikën kufitare të Jarinjes.

 “Tani është e rëndësishme që ne të ruajmë qetësinë dhe të mos iu japim mundësi atyre që dëshirojnë të shfrytëzojë këtë situatë për qëllime më të këqija. Ne deri tani kemi pasur bisedime të gjata e të vështira dhe besojmë se ka një perspektivë të mirë që kjo situatë të zgjidhet në mënyrën më të mirë. Ne duhet së bashku të qëndrojmë deri në fund dhe të presim që kjo situatë të përfundojë në favorin tonë. Vetëm me mençuri, durim dhe pa provokime e dhunë do të arrijmë që ta kthejmë situatën siç e kishim deri dje në Bernjakë dhe Jarinja”- tha Stefanoviq. 

Për palen  serb e perpjekjet e  qeverisë së kosovës për të rivendosur kontrollin në   veri të vendit mbeten të papranueshme.

“Duan që t’i vendosin 12 policë shqiptarë në Hyrjen 1, në Jarinje dhe kjo për ne është e papranueshme. Kemi ardhur këtu që ta rikthejmë situatën siç ishte para disa orësh dhe nuk do të pranojmë vendime të njëanshme e as ndërrimin e situatës në terren. Ne jemi të interesuar që përmes bisedimeve të arrijmë zgjidhje, e cila në asnjë mënyrë nuk mund të jetë në dëm të serbëve”- tha Bogdanoviq.

Bogdanovi dhe Stefanoviq gjatë natës zhvilluan bisedime në Leposaviq me komandantin e KFOR-it, Erhard Byler, nga i cili kanë kërkuar kthimin  n  ëgjendjen e mëparshme,e përkatësisht  tërheqjen e forcave kosovare, si e  vetmja  mënyrë për të bindur serbët e zonës  të zhbllokojnë rrugët. Azhornuar së fundi ( e martë , 26 korrik 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›