Zjarr prane parkut arkeologjik te Antigonese. Flaket shuhen pas 6 oresh
Zona pranë parkut arkeologjik të Antigonesë është përfshirë nga një zjarr i fuqishëm. Për 6 orë banorët e zonës dhe punonjësit e pakut kanë punuar për të shuar flakët pasi zjarrfikset nuk mbërritën në vendin ku ra zjarri. Dhjetra pemë lisi dhe një sipërfaqe e madhe me shkurre fare pranë parkut janë djegur.
Punonjësit e parkut dhe banorët e zonës kanë përdorur mjete rrethanore për fikjen e zjarrit ndërsa fikja e plotë e tij u vë vetëm pas 6 orësh kur mbërritën zjarrfikset. Policia ka ndaluar 5 barinj të zonës për zjarrvënie të qëllimshme.
Azhornuar së fundi ( e martë , 26 korrik 2011 )