E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi në Bulqizë, 1 minator vdes, 7 plagosen

Nga protesta e minatorëve të Bulqizës

BULQIZE- Nje minator ka humbur jeten si pasoje e shperthimit te gazit ne pusin numer dy ne minieren e Bulqizes, nderkohe qe se paku 7 te tjere kane mbetur te plagosur.

Ngjarja e rende ndodhi gjate paradites, ne rrethana ende te paqarta.

Mesohet se minatoret kane qene gjate procesit te punes ne galeri, kur ka shpethyer gazi ne pus duke i demtuar seriozisht. Qe ne fillim u fol per 7 te plagosur dhe dy te zhdukur, por duke theksuar se nuk dihej sakte numri i atyre qe ishin brenda ambientit te punes. Me pas, nje nga minatoret e zhdukur, konkretisht Naim Shyti, 39 vjec u gjet i vdekur.

Nderkohe qe minatori tjeter, Astrit Cupi qe rezultonte i zhdukur eshte nxjerre nga miniera dhe eshte derguar ne spital ne gjendje te rende.

Mes te plagosuyrve jane minatoret Bastri Toska,Hajri Koçi, Xhelal Ruçi, Zim Perkola

Minatoret jane derguar me urgjence ne spitalin rajonal per te marre ndihmen e pare, por per shkak te gjendjes se rende, ata do te transportohen me helikopter ne drejtim te Spitalit Ushtarak ne Tirane.

Pusi numer dy administrohet nga firma ACR dhe nuk ka ende te dhena rreth shperthimit dhe shkaqeve te tij.

Ne vend kane mberritur forca te policise dhe po hetohet per shkaqet e kesaj ngjarjeje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›