Tadiç: Incidenti në Mitrovicë provokim
"Incidenti i sotëm në Mitrovicë ishte provokim për paqen dhe Serbinë". Kështu është shprehur presidenti serb Boris Tadiç në lidhje me shpërthimin e ndodhur sot në Mitrovicë.
Tadiç ka theksuar se Beogradi nuk do të veprojë ndaj provokimeve, por do të kërkojë reagimin e të gjitha organizmave ndërkombëtare. Një shpërthim ndodhi në veri të Mitrovicës, në kohën kur rreth një mijë serbe po protestonin kundër hapjes së Zyrës për Regjistrim Civil në këtë lagje.
Aktualisht, protestuesit janë shpërndarë, ndërsa hetues të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it, po hetojnë rrethanat në të cilat ndodhi shpërthimi