Shpërthimi në Sauk, dy në pranga, vendosën eksploziv
Policia nuk ka bërë të ditur emrat e të ndaluarve, por mësohet se ata janë nga familja me të cilin ishte në hasmëri Xhevdet Xhebrahimi, i cili vdiq dje.
Mësohet se Xhebrahimi kishte vrarë një person në vitin 2000 dhe çuditërisht ishte jashtë qelive të burgut. Policia ka konfirmuar tashmë se shpërthimi i djeshëm nuk kishte ardhur nga bombola e gazit siç ishte thënë fillimisht, por nga shpërthimi i një eksplozivi.
Midis viktimave, përveç kryefamiljarit Xhevdet Xhebrahimi ishte edhe Luan Brahja, teknik televizorësh. Ndërsa të plagosur mbetën bashkëshortja e Xhevdetit, Fatbardha, vajza Shpresa dhe djali i tij Altin Xhebrahimi.