E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, banorët përplasen me Ndërtimoren

Banorë të Vlorës, janë përplasur sot me forcat e policisë, pasi këta të fundit kanë shkuar për të shembur disa ndërtesa.
Policia ndërtimore ka ndërmarrë një aksion të gjerë për shembjen e ndërtesave pa leje në zonën e e Pyllit të Sodës në qytetin e Vlorës, çka ka bërë që të reagojnë banorët, duke kundërshtuar vendimin e policisë. Banorët kanë mbi 20 vjet që jetojnë në këtë zonë. Ata pretendojnë se janë dhunuar nga ana e policisë.

Ndërkohë që Gjergj Bojaxhi, kreu i Inpektoriati Ndërtimor në një prononcim për "Ora News" tha se ky inspektoriat nuk po punon në qytetin e Vlorës dhe ditën e sotme nuk do ketë ndërhyrje. "Këta individë po përpiqen të krijojnë konflikt me policinë dhe të devijojnë çështjen. çështja është se ata që kanë ndërtuar pa leje në bregdet nuk do tolerohen", tha Bojaxhi.
Sipas tij, pas punës në Ksamil, vendosmëria e Inspektoriatit për të çuar deri në fund vendimit, nuk diskutohet. " Për shkak të fotografimit ajror dhe duke qenë se terreni ka shumë pyll ne mund të rishohim vendimin tonë në rastet kur nuk kemi pasur vendimin e duhur, por kjo është individuale", tha Bojaxhi.

Prej javësh, Inspektorati i Ndërtimit, ka ndërmarrë aksione të gjera për pastrimin e të gjithë vijës bregdetare nga ndërtimet pa leje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›