Shpërthimi në Sauk/ Arrestohet autori, u hakmorr për xhaxhanë

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Sauk të Tiranës ku si pasojë e një shpërthimi humbën jetën dy persona dhe tre të tjerë u plagosën. Në një konferencë për shtyp, drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj deklaroi se autor i ngjarjes është 25 vjeçari Luan Dervishi, lindur e banues në Picallë në Tiranë, i cili është arrestuar në flagrancë.
Shkak i vrasjes është përcaktuar hakmarrja, pasi në vitin 1997 viktima Xhevdet Xhebrahimi ka vrarë xhaxhanë e autorit, Naim Dervishin.
Skema e ngjarjes tashmë është zbuluar plotësisht. Sipas policisë, autori i ngjarjes pasi ka shkuar në një pikë të Digitalb ka blerë një abonim satelitor i paraqitur me një identitet të rremë dhe i ka kërkuar punonjëses të kontaktoje me Xhevdet Xhebrahimin për t'i thënë këtij të fundit se ka fituar abonimin. Pas kësaj ai ka blerë nje televizor plazma, brenda të cilit ka vendosur 600 gramë tritol dhe e ka çuar në pikën Digitalb për ta çuar në banesën e viktimës si dhuratë.
Pasi ka marrë televizorin, Xhevdet Xhebrahimi ka njoftuar të afërmit e tij, që punonte si teknik, Luan Brahja pë ta vënë në punë. Në këtë moment ka ndodhur shpërthimi që i ka marrë jetën dy personave dhe ka lënë të plagosur tre të tjerë.