Shpërthimi në Sauk, Vocaj: Eksplozivi në tv dhuratë
Sipas kreut të policisë, eksplozivi ka shpërthyer brenda një televizori plazëm, tv i cili i ishte bërë dhuratë familjes Xhebrahimi.
Televizori plazma së bashku me aparatin dixhital, i janë bërë dhuratë kësaj familje gjoja sikur e kanë fituar. Por më vonë, në momentin që ka ardhur tekniku i tv për ta instaluar menjëherë ka shpërthyer eksplozivi.
Për këtë ngjarje është arrestuar, sipas Vocajt- është Luan Dervishi 26-vjeç, ndaj të cilit u mor masa e arrestit në flagrancë. 26-vjeçari dyshohet si autori kryesor i kësaj ngjarje.
Më tej, drejtori i policisë ka treguar se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje, pasi në vitin 1997, viktima e djeshme ka vrarë xhaxhain e autorit të krimit.