E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria pa pengesa për hapjen e bizneseve

 Ai e cilësoi këtë kompleks si "një model i mrekullueshëm i teknologjisë më të avancuar, më të re, i organizimit urbanistik më të mirë, një model që shpresoj të inspirojë projektues dhe ndërtues të tjerë për t'u përhapur më gjerë".

Berisha vlerësoi ndërtuesit e huaj dhe shqiptarë, të cilët, sipas tij, "qëndrojnë si promotorët kryesorë të zhvillimit të këtij vendi". Kryeministri përmendi lehtësirat që ofron Shqipëria për biznesin. "Ne renditemi shumë lart në botë, ndër 10-15 vendet e para, për regjistrimin e biznesit, për garantimin e investimeve të huaja, për lehtësitë bankare. Ne kemi ndër nivelet më të ulëta të taksave në Evropë dhe në botë dhe jemi të vendosur që të shqyrtojmë lehtësime të tjera të barrës së taksave të investitorëve vendas dhe të huaj", u shpreh Kryeministri.

Ai theksoi se "kemi hequr 2/3-at e licencave dhe lejeve. Po konsiderojmë të heqim të tjera.  I kemi grumbulluar ato që mbeten në One Stop Shop për licencat dhe lejet". "Kemi vendosur sistemin dixhital në prokurimet publike. Përpjekje të mëdha janë bërë për të garantuar gjithashtu në bazën e dokumentave zyrtare, investimet tuaja në troje, kudo që ndodhen. Në qytete, fshatra dhe kudo”, theksoi Berisha.

Sipas tij, "të gjitha këto kanë bërë të mundur një shndërrim të vendit, në një vend tërheqës për investime të huaja”. Berisha ftoi investitorët vendas dhe të huaj që "së bashku të vazhdojmë këtë udhëtim, në një dialog konstant, në mënyrë që sëbashku të vendosim në këtë vend standardet më të mira, më të sigurta, më tërheqëse për investimet e huaja dhe vendase. Të punojmë për ta shndërruar në histori suksesi çdo ëndërr, çdo projekt të investitorëve vendas dhe të huaj. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-20 13:10
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›