E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta sërish në telashe me përgjimet

Me anë të një reagimi, LSI-ja thekson se fotoja e bërë ku ndodhej edhe një gazetar italian i akuzuar së fundi nga drejtësi e shtetit fqinj, ishin krejt rastësore.

“Në lidhje me pretendimet e ndonjë media për gjoja angazhimin e personave të tretë gjatë vizitës sime zyrtare në Romë në 21 tetor të vitit 2009, sqaroj se prezenca e një drejtuesi të një gazete italiane në foton e paraqitur në media, e marrë gjatë konferencës së shtypit me homologun Fratini është krejtësisht e rastësishme, dhe nuk ka asnjë lidhje me asnjë aspekt institucional apo zyrtar të vizitës. Personi në fjalë njihet prej meje prej kohësh si drejtor i gazetës ‘L’Avanti’”, thekson Meta.

Gazeta “La Repubblica” po boton pjesë të përgjimeve telefonike të kryera në kuadrin e aktiviteteve të Valter Lavitola, një gazetar e sipërmarrës shumë pranë Kryeministrit Silvio Berlusconi.  Lavitola është larguar nga Italia dhe mbi të rendon një mandat arresti. Ne një prej telefonatave të vitit 2009-n, del edhe emri i Ilir Metës, në atë kohë zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme. /S.Ll/Start/
    

                                                                                             2011-10-20 14:35
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›