Shpërthimi në pikën e karburantit, MSHMS: Tre personat e dëmtuar, në gjendje të stabilizuar

TIRANË, 9 shtator /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, informon se tre personat e dëmtuar si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një karburant pranë zonës së “Brrylit”, Tiranë, janë paraqitur për trajtim mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës.
Sipas MSHMS-së, pacientët V. H., R. A. dhe A. XH. ndodhen në gjendje shëndetësore të stabilizuar dhe janë nën kujdesin e ekipit mjekësor të Spitalit Universitar të Traumës.
MSHMS bën me dije se “aktualisht, po kryhen ekzaminimet e nevojshme dhe vlerësimi i mëtejshëm i gjendjes së tyre shëndetësore, në përputhje me protokollet mjekësore”.
/e.i/