E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia Tiranë aksion pastrimi në lumin e Lanës në Shkozë

TIRANË, 9 shtator /ATSH/ Pas ndërhyrjes për pastrimin e lumit të Tiranës në zonën e Paskuqanit, Bashkia e Tiranës ka vijuar aksionin edhe në lumin Lanë, në zonën e Shkozës, Njësia Administrative Nr. 2.

Bashkia Tiranë informon se mjetet e rënda dhe punonjësit në terren kanë nisur punën për largimin e mbetjeve të grumbulluara në shtratin dhe përgjatë brigjeve të lumit, me synim përmirësimin e gjendjes së zonës dhe shmangien e bllokimeve.

Ndërhyrja në Shkozë, sipas njoftimit është pjesë e punës së vijueshme për pastrimin e lumenjve dhe kanaleve në territorin e Tiranës, duke u fokusuar në zonat ku janë konstatuar grumbullime të mbetjeve dhe nevojë për ndërhyrje me mjete të rënda.

Aksioni pritet të vijojë edhe në pika të tjera problematike, si pjesë e punës për mirëmbajtjen dhe pastrimin e territorit.

/e.i/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›