TEHERAN- Irani: Goditëm dy anije amerikane që u përpoqën të kalonin Hormuzin

TEHERAN, 9 shtator /ATSH-ANSA/ – Marina e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike deklaroi se kishte shënjestruar dy anije amerikane dhe tetë cisterna nafte në Gjirin Persik në përgjigje të një sulmi amerikan ndaj pesë cisternave iraniane.
Ajo deklaroi se gjithashtu kishte sulmuar dhjetë anije që përpiqeshin të kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit për agjencinë iraniane të lajmeve Mehr.
Garda Revolucionare deklaroi gjithashtu se kishte bombarduar një bazë ushtarake amerikane në Jordani. /os/