E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi tek çadra e PS-së, ekspertiza: Shkak një shashkë

Shpërthimi i ndodhur në një kosh plerash në afërsi të çadrës së PS-së në bulevardin “Dëshmorët e kombit” në Tiranë, është shkaktuar nga një shashkë e ndihmuar edhe një bombul gazi. Ky është përfundimi i aktit të ekspertimit të realizuar nga ekspertë të laboratorit të kriminalistikës në kryeqytet.

Sipas një njoftimi për shtyp të policisë thuhet se për shpërthimin e ndodhur në datën 02 Maj, tek lulishtja e "Vëllezërve Frashëri", në një kontiner plehrash është shkaktuar nga shpërthimi i një shashke, fuqia e së cilës është shtuar, nga shpërthimi i gazit që mund të ketë patur bombula e petrogazit, plus barutin e fishekzjarrit dhe gazin shpërthyes brenda kazanit, që në disa raste e çlirojnë mbeturinat e ndryshme. Ndër të tjera policia e konsideron këtë shpërthim si të lehtë.

Ndërkohë që nga konkluzionet e akti të ekspertimit, theksohet se copat plastike të trupit të kazanit, kanë dëmtuar lehtë kalimtarin Armando Dyrmishi, i cili është dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa në këtë njoftim nuk thuhet se përse ndodhej në një kosh plehrash një shashkë dhe nëse ka qenë i qëllimshme ky shpërthim apo aksidental. Tashmë prokuroria do të jetë ajo që do të zbardhë këtë ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›