E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata rrëzon dënimin për masakrën e Kozarës

Një vendim i Gjykatës Kushtetuese me nr.14 të datës 3 maj, rrëzon tre vendime të marra nga Gjykata e Beratit, e Apelit si dhe Gjykata e Lartë duke rikthyer cështjen e Luan Marrës sërisht për rishqyrtim. Luan Marra, i dënuar me burg për jetë për vrasjen e vëllait Shpëtimit, kunatës Flories e cila ishte shtatëzanë si dhe nipit të tij 2 vjeçar, duket se tashmë do të jetë i lirë. Kjo falë vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila ka vërejtur një seri shkeljesh që i janë bërë Luan Marrës, që nga arrestimi e deri te procesi gjyqësor dhe dënimi i tij. I dënuar për atë që quhet masakra e Kozarës e ndodhur në 9 shkurt të 2006, sipas Kushtetueses, Luan Marrës i është cenuar e drejta për një proces të rregullt ligjor. Ndër të tjera, në këtë vendim renditen edhe një sërë shkeljesh të tjera që janë bërë në hetimin e kësaj ngjarje si nga policia ashtu edhe nga Prokuroria. Madje në vendimin e Gjykatës Kushtetuse thuhet se deklarimet e bëra para prokurorit ose policisë gjyqësore të Marrës, nuk përbëjnë prova në vetvete dhe se ndaj tij është ushtruar dhunë për të pranuar fajësinë.

Të gjithë provat e mbledhura për të akuzuar Luan Marrën për ekzekutimin e familjes së vëllait të tij si pas gjykatës mund të vlerësohen si provë, nëse ato lidhen me prova të tjera që konfirmojnë vërtetësinë e tyre. Me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, Luan Marra duket se pas pesë vjetësh qëndrim në qeli do të jetë i lirë. Ai është arrestuar nga policia e Beratit në tetor të 2006, pasi u akuzua për vrasjën e vëllait, Shpëtim Marës, nuses së vëllait, Florie Marrës e cila ishte shtatëzane si dhe djalit të tyre 2 vjeçar.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›