Shpëtim Babaj, gati firma me FlamurtarinIsh-lojtari i Zorjas në kampionatin ukrainas nisi stërvitjen me klubin vlonjat.

Pas mosmarrëveshjeve me klubin e Besës, mbrojtësi kosovar Shpëtim Babaj, mund të bashkohet me Flamurtarin. Ish-lojtari i Zorjas në kampionatin ukrainas nisi stërvitjen me klubin vlonjat. Te Flamurtari, që më 16 gusht do të diskutojë me Tiranën finalen e Superkupës, vazhdon të stërvitet braziliani Leandro, por ka pa gjasa që ai të firmosë me fituesit në fuqi të Kupës së Shqipërisë.
E Shtune, 08 Gusht 2009