E Diel, 1 Nëntor 2026

Debate në KQZ. Denar Biba:Nuk jemi kukulla, po dhunohet pavarësia e institucionit

kqKomisioni Qendror i Zgjedhjeve është përfshirë në debate të ashpra në mbledhjen e sotme. Zëvendëskryetari Denar Biba deklaroi se është e papranueshme ajo çka ka ndodhur një ditë më parë, duke iu referuar shkarkimit të anëtarit të LSI-së në KQZ.

Në emrin tim po ju drejtohem të gjithëve dhe po them se pavarësia e këtij institucioni ka rëndësi themelore. Ligji na konsideron institucion që do të jetë thuajse si gjykatë. Duhet tu japim shqiptarëve betimin tek shteti i së drejtës. Politika e ditës nuk na do të pavarur, duke na parë si politik e hoqën kolegun tonë si të ishte përfaqësues partie politike. Dje ka qenë një ditë e zezë dhe sot mund të bëhet edhe më keq nëse sot ata në parlament të mos kenë guximin ta votojnë, u shpreh Biba.

Sipas tij, nuk duhet të dhunohet ndarja e pushteteve. KQZ sipas tij, vazhdimisht kohët e fundit është përkrahur kohët e fundit nga institucionet ndërkombëtare dhe se anëtarët e KQZ nuk janë kukulla që mund të hiqen.

Lefteri Lleshi ka reauguar duke u shprehur se KQZ ka detyrën e saj dhe nuk mund të marrë në kompetencë diskutimi ato çështje të cilat i takojnë Kuvendit.

Ti fole kundër politizimit dhe vet së pari fole politikisht, u shpreh Lleshi.

Biba deklaroi se është e pamundur të vazhdohet të bëhet mbledhje dhe se takimi i KQZ duhet të shtyhet për të mos u zhvilluar.

Në një kohë kur anëtari i propozuar nga LSI mungonte në mbledhje, Njazi Kosovrasti nga Partia Demokratike deklaroi se po shkelet rregullorja ndërsa jashtë rendit të ditës mund të flasin përfaqësuesit e forcave politike dhe jo anëtarët e KQZ-së.

Në këto kushte antarët e opozitës e kanë braktisur mbledhjen e KQZ-së./A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›