E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpëtim Idrizi zyrtarizon divorcin me PS-së, sot lë bojkotin

TIRANË - Shpëtimi Idrizi, që u bë deputet nën siglën e PS-së, sot vendosi të lërë bojkotin dhe të shkojë në parlament. Ai krijoi një parti të re një muaj më parë, në mbrojtje të të drejtave çame.

Deputeti Idrizi, garoi ne në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit për Partinë Socialiste, por tre muaj më pas u shkëput prej saj për të krijuar Partinë për Drejtësi dhe Unitet, së bashku me deputetin Dashamir Tahiri nga Partia Drejtësi dhe Integrim.

Në fund të muajit shtator, deputeti Shpëtim Idrizi deklaroi shkëputjen nga Partia Socialiste, ndërsa sot e fakton atë.

Dy deputetët e rinj me partinë e tyre do ti bashkohen koalicionit qeverisës, ku pritet të marrin edhe poste drejtuese.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›