E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpëtim Idrizi viziton Kosovën. Takime me Sejdiun, Thaçin e Krasniqin

Kryetari i partise Drejtesi dhe Unitet, Shpetim Idrizi, gjate vizites ne Kosove zhvilloi takime me presidentin Fatmir Sejdiu, Kryeministrin Hashim Thaci, Kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi si dhe drejtues te tjere te jetes politike atje. Ne takimin me presidentin Sejdiu, zoti Idrizi, shprehu nevojen e nje tregu te perbashket shqiptar qe do ti sherbente edhe rajonit, kurse me kryeministrin Thaci vec te tjerash eshte rene dakord per forcimin e bashkepunimit mes dy partive.

“Ishte momenti që ne të vlerësonim gjithë atë përparim që u bë në Kosovë. Kush më shumë se sa ne, anëtarët e komunitetit çam të Shqipërisë, jemi të ndjeshëm për këtë që ka ndodhur në Kosovë. Gjerj rastin që t’I shpreh gjithë falenderimin dhe mirënjohjen shqiptarëve të Kosovës për ndjeshmërinë dhe sensibilitetin për çështjen e çamërisë” tha Idrizi.

Delegacioni i partise Drejtesi dhe Unitet pati takime te vecanta me drejtues te aleances Kosova e Re, te Aleances per Ardhmerine e Kosoves si dhe me drejtues te Vetevendosjes. Pjese e axhendes ne viziten ne Kosove ishte takimi me veterane te UCK-se si dhe nje ndalese ne Prekaz ku u kryen homazhe ne varrin komandantit Adem Jashari.

Taulanta Boja < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›