E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel, Thaci takim me Ashton dhe zyrtarë të lartë të BE

Në kuadër të vizitës së tij në Bruksel kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, takohet me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton, dhe me zyrtarë të lartë të Belgjikës, vend ky që së shpejti e merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

Perspektiva europiane e Kosovës mbetet në qendër të takimit në një kohë kur zyrtarët e evropianë në Prishtinë e Beograd insistojnë se Brukseli nuk do t’u ofrojë ndonjë agjendë të bisedimeve palëve pa dialog mes tyre.

“Shpirti evropian” i bashkëpunimit rajonal që është promovuar në Konferencën e Sarajevës mendohet që të shërbejë gjatë këtyre bisedimeve. Detajet e këtij angazhimi të BE-së, pritet që t`i bëjë publike vetë nënpresidentja e Unionit, Catherine Ashton, gjatë një vizite që do t’u bëjë të dyja vendeve, pas publikimit të opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 22 korrik.

Një ditë më parë në Bruksel, Thaçi theksoi se pret nisjen e shpejtë të bisedimeve lidhur me liberalizimin e regjimit të vizave gjatë takimit me komisuionerin për zgjerimin, Stefan Fule. Ndërsa gjatë takimit me Sekretarin Rasmunssen është vlerësuar situata e sigurisë në Kosovë dhe progresi e arritur në këtë fushë. Sipas kreut të NATO-s kjo situatë ka mundësuar që të vazhdojmë me reduktimin gradual të forcave të KFOR-it në Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›