E Diel, 1 Nëntor 2026

Droga, varësia 12-vjeçare e Klodit. Historia e 30-vjeçarit nga Tirana

Perdoruesit e droges ne vendin tone, mbeten ne shifra teper te larta dhe shqetesuese. Statistakat me te fundit, raportojne rreth 40 mije perdorues, nga te cilet 8000 mije kane nevoje per trajtim, nje nga te cilat eshte ajo me metadon qe po perdoret.

• Ylli: Trafikantë droge në shkolla. Të moshuarit, përdorues droge

"Behet fjale nga 30 deri ne 40 mije perdorues qe jane te gjitha llojet e drogave. Flasim per 8 mije perdorues qe jane perdorues qe duan terapi, persona qe mund te injektojne ose qe perdorin heroine, dhe kjo mbahet si nje nga format me te renda te droges. Ne Tirane behet fjale per 130 kliente qe marrin terapi perdite, po ketu mund te shtojme 55 ne Durres, pese ne Elbasan dhe Vlora e Korca edhe 100 te tjere", tha Genci Mucollari, "Aksion plus".

Klodiani ka qene nje perdorues droge qe prej 12 vitesh. Tashme ai trajtohet prane qendres "Aksion plus", me metadon. Eshte nga Tirana dhe ka qene vetem 17 vjec kur ka nisur drogen. Pse e filloi, ku e blinte dhe ku i gjente parate, per ta blere ate. Ja se cfare tregon ai per Alsat:

"E kam filluar me shiringe, ngaqe me thoshin qe te ben me mire nga te gjitha llojet e tjera, nga cigarja, nga hunda. Drogen e blija. Ne fillim ma kane dhene te tjeret, pastaj normal, e kam blere. Si fillim me ka shkuar pese mije leke, pastaj me kalimin e kohes erdhi duke u rritur. Tani ka shkuar 15 mije, 20 mije, 30 mije. Leket, mbledh hekura, i merrja te shtepise. Shenjat e problemeve kane filluar pas nje jave, dy jave e gjysem, aty ka nisur pagjumesia, dhimbje kockash, streset. Kam perfunduar dhe ne spital, kam kaluar overdoze. Apeli im eshte qe te heqin dore para kohe, para se te jete vone. Se te jete vone pastaj do behen shume pishman, do arrijne te kuptojne se ca flas une pastaj. Une nuk do ti kthehem me", rrefen Klodi.

Kjo ishte historia e Klodit, nga qyteti i Tiranes, i cili mund ti mbijetonte droges, dhe ti kthehej serish normalitetit. Ai mundi ti thoshte asaj stop ne kohe, per te shpetuar jeten e tij e per te mos qene me ne listen e gjate te perdoruesve te droges.

Edlira Sulejmani Azhornuar së fundi ( e premte , 18 qershor 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›