Socialistët akuza qeverisë: Mungojnë 12 miliardë lekë në arkë
Socialistet akuzojne mazhorancen ne arken e shtetit mungojne 12.4 miliarde leke. Deputeti Ilir Beqja, u shpreh se per here te pare Ministria e Financave nuk raporton shifren e shpenzimeve per rrugen “Durres-Kukes”.
"Në pesë muajt e parë të vitit 2010, qeveria ka dështuar në mbledhjen e të ardhurave tatimore. Mungojnë 12,4 miliardë lekë në arkën e shtetit Për herë të parë nuk raportohet nga Ministria e Financave se sa janë shpenzimet për rrugën Durrës – Kukës. Tuneli u hap, por kosto e rrugës mbahet e fshehtë. Deficiti buxhetor në 5 muaj është 11,6 miliardë lekë dhe është tejkaluar me 55 % nga programi i vetë qeverisë. Kjo është Shqipëria nën qeverisjen e Sali Berishës në 5 muajt e parë të vitit 2010. Në panikun e krizës politike dhe ekonomike ku është vendi, Sali Berisha po bën garë me gënjeshtrën" tha Beqja.
Dorian Kodra < I mëparshmi