Berisha refuzon debatin publik me Ramën
04/10/2011 Mazhoranca e gatshme për bashkëpunim për reformën zgjedhore dhe Rregulloren
Kryeministrit Berisha refuzoi nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së si dhe përmes zëdhënëses së selisë blu gatishmërinë e kreut të Partisë Socialiste Edi Rama për të zhvilluar një debat të gjerë publik. Kreu i qeverisë në fjalimin e gjatë para ligjvënësve të PD-së u deklarua i hapur për të diskutuar me opozitën të gjitha rekomandimet e OSBE–ODIHR-it dhe Venecies për reformën zgjedhore, si dhe ballafaqimin e rregullores së Kuvendit me atë Evropian. “Opozita ka 100 për qind të drejtë të kërkojë dhe të insistojë në reformën zgjedhore, opozita ka të drejtë të kërkojë rregullat më demokratike të vendosura në jetën parlamentare. Përgjigjja ime është shumë serioze. I nderuar zotëri, jemi plotësisht të vendosur të bashkëpunojmë në interesin më të mirë të vendit për reformën zgjedhore. E theksoj se jemi të hapur dhe të ballafaqojmë rregulloren tonë të Kuvendit në çdo nen me këtë rregullore dhe ne jemi të gatshëm të ndryshojmë. Ne nuk jemi të pagabueshëm, prandaj dhe pranojmë të krahasojmë me standardet. Probleme të tjera të ndarjes së pushtetit në tavolinë janë jashtë kulturës sime demokratike”, - tha Kryeministri Berisha. Duke komentuar seriozitetin e kundërshtarit të tij politik në propozimet që bën, lideri i mazhorancës u shpreh mosbesues. Kryeministri shprehu dyshimin se qëndrimi aktual i Ramës është skenari i para kongresit të radhës të PS-së. “Deri më tani në mënyrë absolute është copy-paste i qëndrimeve të mëparshme. Në një anë thërrasim Komisionin e Venecies, nga ana tjetër ekspertimi që ka bërë Komisioni i Venecias për ligjin e imuniteteve atë nuk e pranojmë dhe duhet të bëjmë pazare. Përgjigjja jonë është kjo: në rast se ju jeni i interesuar dhe nuk e keni farsë dhe hipokrizi këtë, urdhëroni të ndërtojmë komisionin parlamentar të zgjedhjeve këtë javë me barazi të plotë, me prani dhe të gjitha rekomandimet të OSBE–ODHIR-it”, - vijoi Kryeministri. Menjëherë pas grupit zëdhënësja e selisë blu, Albana Mustafaraj, artikuloi më qartë refuzimin e kryeministrit për një debat publik me liderin PS-së. Përmes saj PD-ja thekson se tashmë nuk është koha për debate e mosmarrëveshje, por vetëm për bashkëpunim midis palëve në të mirë të qytetarëve shqiptarë. “Zoti Berisha ka qenë i gatshëm për të debatuar me Ramën në të shkuarën. Ai e ftoi zotin Rama për të debatuar për zgjedhjet e vitit 2009 dhe është i gatshëm për të debatuar me liderin e opozitës përpara zgjedhjeve të vitit 2013, por zoti Berisha beson se tani nuk është kohë për debate, veçanërisht për shkak se nuk do të ishte e përshtatshme për PD-në të ndikonte në Kongresin e ardhshëm të Partisë së zotit Rama”, - tha Mustafaraj.