Shifra alarmante te aksidenteve me pasoje vdekjen ne Shqiperi
Aksidentet rrugore me pasojë vdekjen në Shqipëri kapin shifra alarmante. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, gjatë 100 ditëve të fundit, në gjithë territorin shqiptar kanë ndodhur 288 aksidente, ku për pasoj kanë humbur jetën 102 persona, thënë ndryshe çdo ditë ka ndërruar jetë një person në rrugët e Shqipërisë.
Sezoni veror për Policinë e Shtetit është edhe sfida më e madhe për të kthyer rregullin dhe sigurine në rrugët e Shqipërisë. Referuar edhe viteve të kaluara, policia rrugore tashmë ka identifikuar rrugët me problematike në territorin shqiptar, ku ka shtuar edhe patruallat e kontrollit.
Mosha mesatare e personave që shkaktojnë aksidentet, sipas të dhënave të policisë, janë të rinjë, mes moshës 25 – 40 vjeç. Për policinë, shkaqet e aksidenteve nuk janë më parakalimet e gabuara, por humbja e kontrollit të mjetit, si pasojë e lodhjes, përdorimit të celularit gjatë udhëtimit, hutimit, konsumimit të alkoolit, apo edhe të mungesës së sinjalistikës. Ndërkaq, për policin, në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit ka rënje të numrit të aksidenteve.