Rrezohet helikopteri ne Terpan te Beratit

Një helikopter është rrëzuar në zonë malore të fshatit Terpan të Beratit rreth orës 14: 30 minuta të ditës së sotme. Piloti italian është plagosur lehtë dhe është derguar me një tjetër helikoptër në Spitalin Ushtarak.
Helikopteri i firmës Geotec SPA Albania e cila merret me kërkimen e naftës në Berat ka qenë duke u ulur në tokë, kur pas një manovre të gabuar të pilotit, u rrëzua nga një lartësi jo shumë e madhe.
Mësohet se piloti nuk ka dëmtime të rënda dhe është jashtë rrezikut për jetën.