E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpëtohet Belkisa, operacioni në zemër del me sukses

Belkisa Beqo është vetëm 3 muajshe dhe tashmë gëzon një shëndet të plotë. Ajo lindi me vrimë në zemër dhe është operuar vetëm 6 ditëshe. Belkisa ka qënë vetëm 3 ditëshe kur mjekët i thanë prindërve se ajo duhet të operohet. Për Jolanda Zeqon, mamanë e fosnjes ishte dramatike kur mësoi mbi gjendjen shëndetësore dhe në fillimin nuk kishte besim për kurimin.
Mjekja kardio-pediatre Numila Kuneshka thotë se ka 250-300 lindje në vit me probleme në zemër dhe 8 prej tyre, si në rastin e Belkisë kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale.
Ndërsa kardio-kirurgu Altin Vrshti thotë se probleme të tilla nuk kuptohen që në shtatzani. Madje shumë foshnje kurohen për ftohje pa ditur diganozën e vërtetë. Belkisa është pacientja më e vogël e operuar ndonjëherë në Shqipëri.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›