E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluturimet ne hapesire hapet porti Virgin Galactic

Miliarderi britanik, themeluesi i Virgin Airways, sir Richard Branson, pagëzoi portin e hapësirës, një baze dedikuar nisjes së anijeve kozmike komerciale e para e këtij lloji në botë. Branson u bashkua me autoritetet lokale në  Los Cruces, New Mexico për të festuar çeljen e "Virgin Galactic, rruga drejt hapësirës ". Aty tani ndodhen dy anije kozmike "White Knight Two" dhe "Space Ship Two". Projekti 209 milione dollare është gati për tu kthyer në funskional. Madje janë shitur dhe biletat e para për ata që duan të udhëtojnë si turistë drejt hapësirës.

450 bileta, me një cmim 200.000 dollarë njëra, janë blerë për fluturimet komerciale në hapësirë. Udhëtimi në orbitë zgjat dy orë e gjysmë dhe mungesa e gravitetit përjetohet për afro 5 minuta nga çdo pasagjer. Të ftuar  përkrah Bransonit në  festën e inaugurimit të portit ishin dhe  150 blerësit e parë të biletave “Virgin Galactic” ka në plan të përfundojë testimet deri në fund të vitit 2012 dhe të fillojë fluturimet turistike mënjehërë më pas. Azhornuar së fundi ( e martë , 18 tetor 2011 )

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›