E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha i këshillon Ramës një titull libri

“Si ka kërkuar edhe vetë, në kushte pariteti të plotë, në kuadrin e rekomandimeve, ne jemi të vendosur të mbrojmë zërin e opozitës për zgjidhjen më të plotë të rekomandimeve, ky është angazhimi ynë. Nëse Rama dëshiron le t’i hartojë amendamentet, t’ia dërgojë Venecias dhe OSBE/ODIHR-it dhe ne do i pranojmë”,  siguroi Berisha.

Për sa i përket kërkesës për Rregulloren e Kuvendit, shefi i mazhorancës tha se ajo duhet të jetë në përputhje me atë të Parlamentit Evropian.

“Shpresoj që edhe opozita të pranojë dhe të ulemi sa më shpejt, të hapim shtegun e këtyre reformave shumë të rëndësishme për vendin”, tha ai. Por, para deputetëve, Berisha ka ironizuar jo pak kundërshtarin politik në opozitës, duke i sugjeruar edhe një titull libri kreut socialist. Berisha tha se Rama gjen kohë për të shkruar libra, në një moment që për vendin është me rëndësi hartimi i reformës zgjedhore.

Dhe titulli që Berisha i këshilloi Ramës ishte: “Kur hidheshin themelet e korrupsionit”. Sipas Berishës, libri duhet të jetë një rikthim për idhullin e Ramës “Kur lindi partia” . “Libri rezulton të jetë një vaj për humbjen e Bashkisë së Tiranës, në mënyrën më interesante, për të shndërruar atë në vaj, vë në epiqendër kurbanin dhe vajton. Libri hapet me epitafin “Mbec o shok mbec tek dera e bashkisë...nuk ma ka fajin partia, fajin ma ka babëzia se më iku bashkia”, vijoi Berisha, duke shtuar se me këtë libër të ri, Rama synon të rivalizojë një nga kundërshtarët e tij në parti, Ben Blushi. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-24 14:18
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›