E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpeton Michelle Obama. Avioni rrezikoi perplasjen

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara Michelle Obama i ka shpëtuar për mrekulli një aksidenti ajror. Aeroplani i Shtëpisë së Bardhë, në të cilin ndodhej zonja e parë Mishel Obama, të hënën i është afruar një aeroplani reaktiv transportues C-17 dhe u detyrua të ndërpresë zbritjen në bazën ajrore Endrjus afër Washingtonit si pasojë e gabimit të kontrollorit të trafikut ajror, njoftoi Washington Post.

Aeroplani Boeing 737 me Mishel Obamën u gjet afër pranë një aeroplani transportues C-17 Globemaster, avion ushtarak 200 tonelatësh që  kishte filluar të ulej në bazën e Marylandit. Në  momentin e fundit kontrollorët në bazën Ndrjus e kanë urdhëruar avionin me zonjën e parë të ndërpresë aterimin dhe të qarkullojë rreth aeroportit, nga frika se C-17 ndoshta nuk do të mund të largohej me kohë nga pista gjatë zbritjes së aeroplanit zyrtar.

Zyrtarët e Agjencisë Federale të Aviacionit, (FAA) kanë konfirmuar se zonja e parë ndodhej në aeroplan, por nuk kanë komentuar incidentin. Në fund, “737” me zonjën e parë në bord është ulur pa probleme, por sipas teknikëve të Autoritetit  Federal të fluturimit që ka filluar  hetimet në lidhje me incidentin  rreziku i një aksidenti ishte mjaft i lartë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›