Fushata e te vegjelve takimet elektorale ne rrethe

Nga Nikla nënkryetari i LSI-së ka kërkuar votat për të vijuar reformat dhe zhvillimin e vendit. Gjatë prezantimit të kandidatit Avdi Vathi, nënkryetari i LSI-së premtoi zhvillimi të mëtejshëm për Niklën.
“Votoni Avdiun. Ai do të jetë kryetar i komunës. Çdo projekt që do sjellë avdiu do të financohet sepse kjo komunë ka nevojë për investime, mbështetje nga qeveria, që bashkarisht, si qeverisja qëndrore ashtu edhe ajo vendore të ndihmojnë njëra-tjetrën reciprokisht”- tha Nasip Naço, nënkryetari i LSI-së.
******
Pronarët dhe të drejtat e tyre të mohuara ishin premtimi që Fatmir Mediu bëri në Librazhd. Sipas kreut të Republikanëve, Aleanca për Qyetatarin me anë të Shefki Çotës doi të zgjidhë problemet e librazhdasve.
“Unë dua të kthej në vëmendjen tuaj një këndvështrim të ri për çështjen e pronës. Në mënyrë që betonizimi të mos cënojë interesat e pronarëve të ligjjshëm. Që njëri ngre një grataçielë se lidhet me krytarin e bashkisë, kurse tjetrin e lënë në baltë sepse s’ka mundësi dhe i nëpërmëkmben interesat”- tha Fatmir Mediu, kreu i PR-së.
******
Përfundim i projekteve të nisura dhe zhvillim të zonës së Markatit ka premtuar kandidati i Aleancës për qytetarin Ismail Myrtaj. Në mbështetje të kësaj kandidature, Shpëtim Idrizi premtoi përkushtim të forcës politike që ai drejton.
“Vota juaj do të na japë ne më shumë mundësi, do të na japë më shumë fuqi që ne t’i adresohemi si në këto zgjedhje, të gjejmë njerëzit më të mirë në shërbim të komunitetit. Njerëz që ju njohin dhe ju duan. Janë një derë e hapur për të gjithë ju. Dhe zoti Myrtaj është një derë e hapur”- tha Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU.
******
Të gjithë bashkë për të zhvilluar Divjakën. Me këtë moto, kreu i PSD-së, PAskal Milo ka kërkuar votat për Fredi Kokoneshi. Zoti Milo tha se kështu është e sigurtë e ardhmja.
“Ne po dëshmojmë në këtë fushatë elektorale një unitet të plotë të forcave opozitare. Një mbështetje që materializohet më 8 maj për të larguar një pushtet të dhunshëm e të frikshëm”- tha Paskal Milo, kreu i PSD-së.
*******
Nga Peshkopia kreu i Lëvizja e Legalitetit kërkoi votat në proporcional, pasi kështu mbështetet bashkimi i kombit. Ekrem Spahia premtoi shpalosje të vlerave më të mira para dibranëve.
“U bëj thirrje të gjitë simpatizantëve që të votojnë kandidatët e “Aleanca për Qytetarin”. Partia jonë identitikohet me çështje kombëtare dhe kërkojmë bashkimin kombëtar, si rruga e vetme që duhet të ndjekin shqiptarët”- tha Ekrem Spahia, kreu i PLL-së.
Florian Papadhimitri