E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpeton nga vdekja futbollisti i Juventusit

Futbollisti i Juventusit, Martin Kaseres shpëtoi nga vdekja thuajse e sigurt, pasi u përfshi në një aksident të rëndë automobilistik në Torino.
Futbollisti ishte kthyer nga Bolonja ku Juventus fitoi 2-0 në Serinë A, por plagët e marra në kokë për fat nuk ishin aq të rënda sa t’i rrezikonin jetën.
Sipas mjekëve, Kaseres po e merr veten në një spital të qytetit, duke pasur traumë kranike, por jo fraktura.
Makina Porshe e futbollistit uruguajan u godit nga një mjet tjetër i cili u fut në kryqëzim me të kuqe, sipas informacionit që japin mediat italiane.
Lojtari 25-vjeçar do të vazhdojë të qendrojë në klinikë edhe për disa ditë, por menjëherë më pas do të jetë në gjendje të kthehet në stërvitje dhe të vazhdojë karrierën me skuadrën kampione të Italisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›