E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia U21 niset per nje turne ne Austri

Tri ndeshje miqësore do të zhvillojë në Austri. Përfaqësuesja shqiptare e 21-vjeçarëve udhëton drejt Europës Qendrore për t’u përgatitur për eleminatoret e kampionatit europian dhe aty do të ndeshet me ekipin e 21-vjeçarëve të Gjeorgjisë, me moshatarët nga Azerbajxhani si dhe me një skuadër austriake të Superligës.
Ndeshjet nisin më 22 mars, ndërsa gjithçka përfundon më 27 mars.
Shumica e 21 lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Skënder Gega luajnë jashtë Shqipërisë vetëm 6 futbollistë bëjnë pjesë në kampionatin shqiptar. Nga grumbullimi stërvitor i bërë në Durrës, janë konfirmua Prençi, Peposhi e Deliallisi.
Në skuadër ka mungesa, pasi Sallaj është i dëmtuar, Rrahmani i Drenicës nuk është pajisur ende me pasaportën shqiptare dhe Andi Thanoj luan në Kupën e Anglisë me Grimsbin. Po ashtu, impenjim ka edhe portieri i Lacios, Strakosha, ndërkaq, Kabashi i Juventusit ka refuzuar të luajë për ngjyrat kuqezi.
Shqipëria U21 nis eleminatoret e Europianit të vitit 2015 më 7 qershor ndaj Hungarisë, ndërsa në grup janë edhe Spanja, Austria dhe Bosnjë-Hercegovinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›