Ndalet Paris SG barazon 2-2 ne fushen e Sent Etienit

Nuk mjaftuan dy gola që Paris SG të fitonte në fushën e Sent Etienit. Përfundimi ishte barazim 2-2, një rezultat që gjithsesi nuk ia rrezikon kryeqytetasve kryesimin e kampionatit në Francë.
Pasi Havier Pastore shënoi golin e parë, skuadra e Karlo Ançelotit goditi menjëherë më pas. Ishte radha për Zllatan Ibrahimoviç që të shënonte për së dyti, këtë herë me 11-metërsh.
Por, avantazhi i qartë nuk mjaftoi dhe Sent Etieni, një skuadër tepër tradicionale franceze, reagoi fuqishëm. Braziliani Brandao shënoi që në pjesën e parë duke dhënë shpresë, ndërsa në të dytën barazimi u arrit nga Fransua Klerk.
Ky rezultat bën që Paris SG të mbetet në krye pas 29 javësh, me 58 pikë. Lioni është tani më prapa, pas humbjes 2-4 që pësoi të shtunën në fushën e Bastisë, duke pasur 53 pikë. Olimpik i Marsejës doli vetëm barazim në stadiumin e saj, 0-0 ndaj Ajasios dhe ka 51 pikë, ndërsa e ndjekin Sent Etien me 49 pikë dhe Nisa me 48.