Shpifja dhe fyerja mbeten ne Kodin Penal, hiqet burgu Rozeta Rapushi
Komisioni i Ligjeve kalon me konsensus ndryshimet ne Kodin Penal, duke lene perfundimisht fyerjen dhe shpifjen si vepra qe do te trajtohen ne Kodin Penal, jo ate Civil, por hoqen masen e denimit me burg per to. Me shumice votash, palet rane dakord me propozimin e Partise Socialiste, qe keto vepra te mos hiqen nga Kodi Penal, kjo edhe per shkak edhe te nevojes per te siguruar edhe shumicen e cilesuar te votave qe kerkon ky ligj te miratohet ne Kuvend. "Besoj qe do te kemi edhe mirekuptimin e relatores qe neni 119 dhe 120 te jene sipas propozimit te relatores", - tha nenkryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, duke marre keshtu edhe mbeshtetjen e mazhorances per te percaktuar keto vepra te trajtohen ne Kodin Penal, pa ndeshkimin me burgim. Nje tjeter ndryshim, i miratuar ne mbledhjen e djeshme, ishte shfuqizimi i atyre neneve te Kodit Penal qe parashikonin denim me burg dhe gjobe ne rast te shpifjes dhe fyerjes per shkak te detyres per zyrtaret dhe Presidentin e Republikes. Po keshtu, ne mbledhjen e djeshme u ra dakord te hiqen ose riformulohen disa figura penale qe kane te bejne me fyerjen dhe shpifjen. Ajo qe socialistet pranuan ta heqin nga Kodi Penal, eshte mbrojtja aktuale qe kane zyrtaret ndaj shpifjes dhe fyerjes per shkak te detyres. Mazhoranca dhe opozita, me ne fund rane dakord qe te mos veshin me me mbrojtje penale, ndaj fyerjes dhe shpifjes, as njerezit e drejtesise, duke e trajtuar ceshtjen si penale, vetem kur ndaj gjyqtareve behen shpifje apo fyerje per shkak te nje procesi qe ata jane ne shqyrtim."Ne qofte se duam te mbrojme drejtesine, duhet te mbrojme dhe aktoret e drejtesise kur japin drejtesi, nga sulmet kur kryejne detyren, pra gjate procesit", - u shpreh kreu i komisionit, Ilir Rusmali. Nderkohe qe po ky komision, do te vijoje ne mbledhjen e sotme punen me shqyrtimin e amendamenteve te propozuara per disa shtesa ne Kodin Penal. Ligjvenesit do te vendosin sot nese do te perfshijne amendamente shtese per dhunen ne familje, ku deputeti demokrat, Viktor Gumi, propozoi deri ne 5 vite burg per ata qe ushtrojne dhune ne familje. Po keshtu, sipas axhendes se punes se komisionit, do te shqyrtohen edhe amendamentet per Kodin Zgjedhor, per ndeshkimin e komisionereve qe shkelin ligjin ne dem te proceseve zgjedhore. Me perfundimin edhe te ketyre ndryshimeve, Komisioni i Ligjeve, mbyll shqyrtimin edhe te Kodit Penal, duke rritur keshtu numrin e nismave ligjore te miratuar me 3/5 e votave dhe duke cuar drejt realizimit marreveshjen e 14 nentorit te vitit te kaluar.