Ndoka: Po negociojme me PD per rikthim ne koalicion Qamil Xhani
Kryetari i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, deklaron se eshte ne negociata me Partine Demokratike. Ne nje prononcim dhene dje per gazeten "Koha Jone", Ndoka shprehet se gjate koheve te fundit mes Partise Demokristiane dhe Partise Demokratike ka pasur kontakte, ku eshte diskutuar per nje bashkepunim te mundshem. Ndoka deklaron se gjithcka eshte ne kuader te bisedimeve dhe se nje prej mundesive te bashkepunimit eshte ajo e nje koalicioni per zgjedhjet e ardhshme parlamentare te vitit 2013. "Jemi ne negociata mes PDK dhe PD ku ka pasur propozime te ndryshme ne lidhje me formen e bashkepunimit. Dialogu me PD-ne ka qene ne rritje", - tha dje Ndoka. Kreu i PD-se thekson se nuk ka pasur ende nje rezultat konkret, ndersa shton se "kemi pasur kerkesa per nderimin e nje koalicioni te perbashket ne zgjedhjet e ardhshme". Nga ana tjeter, Ndoka shton se vemendja e PDK-se per momentin eshte perqendruar tek reforma zgjedhore dhe gjetja e nje menyre per te qene ne nje koalicion sa me efikas. "Fokusimi yne i momentit eshte reforma zgjedhore. Preokupimi yne eshte ndertimi i nje koalicioni me baze zgjedhore", - tha dje Ndoka. I pyetur se cfare qendrimi ka mbajtur Partia Socialiste ne lidhje me keto negociata dhe gatishmerine e PD-se per t'u larguar nga koalicioni, Ndoka shprehet se PDK-ja eshte nje force me profil te qarte politik qe i percakton vete aleatet se me ke do te bashkepunoje. "Ne PS nuk mund te na kushtezojne. Ne jemi nje force me profil te qarte politike dhe jemi te lire te zgjedhim aleatet qe duken me te pershtatshem per ne", - shprehet kreu i PDK-se. Nga ana tjeter, Ndoka ka theksuar se me e rendesishme per partite e vogla eshte perfundimi i procesit zgjedhor. Sipas tij, mosndryshimi i Kodit dhe ceshtjeve qe lidhen me subjektet "e vogla" politike jane disa prej problemeve qe shqetesojne aleatet e te dy kampeve. Por vec Ndokes, duket se Partia Socialiste nuk ka arritur te krijoje marredhenie te qendrueshme dhe me nje tjeter aleat. Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Gjate diteve te fundit, kreu i kesaj partie, Vangjel Dule, ka shprehur rezerva per menyren sesi po drejtohet koalicioni. Edhe pse prej kohesh Dule nuk ka marre pjese ne diskutimet e aleateve te PS-se, gjate takimit te perjavshem me kryesocialistin Edi Rama, ai shprehet se per shkak te Partise Socialiste po ben nje opozite te dobet.