Shpifja për tokën tek “Tajvani”, Bashkia e Tiranës padit Olldashin
TIRANE- Bashkia e Tiranës dërgon në prokurori ministrin e Transporteve Sokol Olldashi. Nëpërmjet drejtoreshës së drejtorisë juridike Migena Vishko, bashkia e kryeqytetit ka depozituar këtë të enjte në prokurorinë e rrethit kallëzimin penal ndaj ministrit Olldashi duke e akuzuar atë për shpifje të qëllimshme ndaj shitjes së tokës tek Tajvani. Gjithashtu Vishko ka bërë me dije se bashkia do të padisë edhe kryeministrin Berisha për deklarimet e tij të fundit publike ndaj kryebashkiakut Rama.
Pak ditë më parë ministri i Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi akuzoi Ramën se tokën tek Tajvani e ka shitur në kundërshtim me ligjin pasi kjo tokë sipas Olldashit, është shtetërore dhe smund të shitet nga bashkia. Një tjetër shkelje e Ramës sipas Olldashit ka qënë edhe cmimi prej 12 mijë lekësh për metër katror me të cilin është shitur kjo hapësirë. Për Olldashin shitja e tokës me këtë cmim qesharak i ka shkatuar qytetarëve të Tiranës një dëm prej 2,6 mln euro.
(m.a/News24/BalkanWeb)