Berisha në qeveri: Këshill ligjor për të cmontuar mafian
TIRANE- Kryeministri shqiptar deklaron se do të nxjerrë dekret për të cmontuar dhe shpartalluar mafian në Shqipëri.
Duke vazhduar sulmin ndaj kryetarit të PS-së Edi Rama, të cilin mbrëmë e cilësoi si kryetar të një klani mafioz, që sipas tij ka abuzuar me pronat e kryeqytetit dhe ka vendosur pasuri me vlerë 750 milion euro, Berisha tha “Ajo cfarë unë deklarova mbrëmë ju garantoj është vetëm një pjesë, dhe vetëm një pjesë, se tentakulat e saj të tmerrshme shtrihen në mbarë vendin”
Në mbledhjen e sotme të qeverisë Berisha paralajmëroi ngritjen e një Këshilli Ligjor, i cili do të ndihmojë ekzekutivin në një betejë me zero tolerancë ndaj mafies dhe premtoi se nuk do të ketë ngjyra politike.
“Në këtë luftë dhe në këtë betejë në mënyrë kategorike nuk do të ketë ngjyra, se ngjyra e krimit ekonomik është më e shëmtuara. Do të ketë qëndrim rigoroz ligjor, por në mënyrë absolute nuk do të ketë forcë që të pengojë këtë ekzekutiv ta ushtrojë vullnetin e popullit shqiptar në luftën kundër mafias “- tha në fjalën e tij kreu i qeverisë.
"Në rast se në mandatin e parë ne çmontuam një nga një bandat që bënin ligjin në vend, tani kanë ngelur 'nehatët' e kollarisur dhe bosët e mafies. Tentakulat e mafies shtrihen në mbarë vendin, ndaj dhe ministritë dhe agjencitë qeveritare kanë detyrimin e parë dhe madhor, betejën me zero tolerancë ndaj mafies", vazhdoi Kryeministri.
Kreu i qeverisë informoi se departamenti i luftës kundër korrupsionit pranë kryeministrit do të jetë edhe për luftën kundër mafies.
(s.g/BalkanWeb)