E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpifje mbi Shpatin

Shpat Kasapi

Kengetarin e pergojojne pa te drejte ne nje broshure trotuaresh ne Tirane

Skandali më i fundit që qarkullon në mediat rozë përfshin në të këngëtarin shqiptar nga Maqedonia, Shpat Kasapin. Sipas një gazete të përjavshme, e cila ka publikuar këtë lajm fundjavën e kaluar, Shpati ka qenë i ftuar në një buzuk në kryeqytetin shqiptar për të kënduar dhe se në koncert kanë qenë shumë pak njerëz të pranishëm. Madje, ai është larguar nga lokali pa paguar faturën e majme, të cilën e kishte shpenzuar vetë dhe sipas marrëveshjes që kishte bërë me lokalin, duhet ta paguante vetë. Gazeta aludon edhe më tej, duke pohuar se Shpati bashkë me dy shokët e tij që e shoqëronin nga Maqedonia, kanë kaluar një natë erotike së bashku në një hotel. E njëjta gazetë boton edhe fotografi, të cilat pretendohen të jenë ekskluzive nga ngjarjet e asaj nate. Mirëpo, këto fotografi nuk lënë asgjë për të kuptuar, pasi asgjë nuk duket qartë, e aq më tepër fytyrat e personave në fotografi. Kështu që asgjë nuk është e konfirmuar. Nga ana tjetër, vetë këngëtari, emri i të cilit është përfshirë në këtë skandal publik, nuk është prenoncuar akoma. Por besojmë se reagimi i tij nuk do të vonohet shumë, pasi kjo që ka ndodhur cenon shumë jetën, por edhe karrierën e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›