Tirane e Vlore Grabitesit e armatosur zhvatin banken dhe nje zyre arketimi
Dy grabitje te armatosura jane shenuar diten e djeshme ne Tirane dhe ne Vlore. Ne oret e para te mengjesit dy persona te maskuar kane grabitur nen kercenimin e armes filialin e bankes Procredit Bank ne Tirane. Ngjarja ndodhi ne mengjes rreth ores 900 tek kryqezimi i Laprakes nga persona ende te paidentifikuar te cilet pasi kane hyre ne banke kane thyer xhamin ndares te sportelit te sherbimit dhe kane marre shumen e cila dyshohet qe te jete rreth 200 mije leke te reja. Per ngjarjen ka reaguar dhe Procredit Bank e cila ne nje njoftim per median ben me dije se agjencia e saj ne Laprake eshte grabitur nga dy persona te maskuar dhe armatosur. Sipas bankes stafi po bashkepunon me policine per zbardhjen e ngjarjes. Fatmiresisht nuk pati asnje te lenduar. Nderkohe ne mesdite dy persona te armatosur me pistoleta e te kamufluar me kasketa motor i jane drejtuar zyres se arketimeve prane Drejtorise se Sherbimit dhe Transportit Rrugor ne Vlore e cila ndodhet ne lagjen 11 janari ne periferi te qytetit. Nen kercenimin e armes ata kane mundur te marrin prej andej nje sasi te konsiderueshme parash me konkretisht te gjitha arketimet vlera e te cilave mendohet te jete rreth 20 milione leke te vjetra. Gjithsesi drejtues te ketij institucioni konfirmojne se do te behet bilanci i faturave per te percaktuar saktesisht vleren e parave te vjedhura. Sipas deshmitareve okulare ne vendngjarje dy personat e armatosur kane ardhur prane institucionit me motor e fillimisht kane qelluar me arme ne drejtim te rojes por fatmiresisht ai nuk eshte prekur nga plumbat. Pasi kane qelluar rreth tri here perjashta jane futur brenda zyres ku ndodheshin kater punonjesit e sherbimit dhe te arkes dhe nen kercenimin e armes kane marre parate duke qelluar serish ne momentin e daljes. Me tej jane larguar me motor por ende sjane ndaluar nga policia e cila beri dhe keqyrjet ne vendin e ngjarjes.