E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpresa Beçaj: Pse duhej hetuar Sali Berisha

Share

Historia e vjetër e përballjes juridike mes kryeministrit dhe kryetarit të PS-së. Lumi i akuzave nga salla e Kuvendit në nëntor 2009, nuk e bindi as prokurorinë dhe as gjykatën që së paku të niste hetimin për të dhënë së paku një përgjigje: ka fyer e shpifur kryeministri? Një vendim qesharak i prokurorisë dhe shkeljet fëminore të ligjit për të mbrojtur kryeministrin, që e trajtojnë me statusin e gazetarit atëherë ai kur sulmon kundërshtarët e tij politikë. Në të kundërt, e vetme përballë katër kolegëve të saj, kryetarja e Gjykatës së Lartë vendos: Prokuroria e Përgjithshme duhej të hetonte Berishën!

Revista JAVA ka siguruar një dosje të plotë me vendimin e Prokurorisë për të pushuar çështjen, ankimimin e Ramës dhe vendimin e Gjykatës së Lartë që e zgjidh këtë histori me parimin: pushteti ka gjithmonë të drejtë, duke e shënuar dhe emrin e zotit Berisha në listën e zyrtarëve që shkasin nëpër vrimat e ligjit me …procedurë

Nga Lorenc Vangjeli

Revista JAVA

Një nga dashuri-urrejtjet më të mëdha, siç e ka dëshmuar shpesh dhe vetë, është raporti i tij më median. Por për një trill dhe kapriçio të fatit, natyrisht dhe me ndihmën e pakursyer të Prokurorisë së Përgjithshme, një nga hendeqet më të thellë juridikë që i është dashur të kalojë në karrierën e tij shkumëzuese, e ka kapërcyer i veshur me petkun e njeriut të medias. Ky njeri është Sali Berisha. Kryeministër i vendit. I paditur për shpifje dhe fyerje për shkak të detyrës, në rastin e tij, u vu automatikisht në lëvizje sistemi që mbron gazetarët nga akuza të tilla.

Kjo histori që në fillesën e saj bëri bujë pafund, sipas zakonit të hershëm tashmë, u la të harrohej pjesë-pjesë, ndërsa për mbylljen e hendekut juridik, menduan njëherazi edhe Prokuroria e Përgjithshme, edhe Gjykata e Lartë. Të dy këto institucione i garantuan atij pafajësi duke i hequr kostumin e kryeministrit dhe duke i veshur xhinset e një gazetari. Për çfarë tha dhe deklaroi në nëntor 2009, në një seancë gati surreale të Kuvendit të Shqipërisë, në emër dhe në kurriz të kolegut të tij socialist, Edi Rama, edhe Prokuroria e Përgjithshme, edhe Gjykata e Lartë, thanë njëlloj: të mos hetohet. Përveç kryetares së Gjykatës Shpresa Beçaj, që voton kundër: Po! Të hetohet kryeministri!

JAVA ka mundur të sigurojë disa dokumente të panjohur më parë për duelin legal mes kryeministrit dhe liderit të opozitës. Ato janë kallëzimi penal i Edi Ramës ndaj Sali Berishës për veprën e shpifjes dhe fyerjes për shkak të detyrës, vendimi i Prokurorisë së Përgjithshme për mosfillimin e procedimit penal, ankimimin e Ramës në Gjykatë të Lartë për këtë vendim dhe vendimin e Gjykatës së Lartë që mbyll përfundimisht, në fushë lokale, këtë bast juridik mes dy njerëzve të fuqishëm të vendit. Por në këtë të fundit, mjaft interesant është fakti që pesëshja e trupit gjykues, me kryesuese Shpresa Beçaj dhe anëtarë, gjykatësit Dizdari, Lulo, Bici dhe Fullani ka qenë e ndarë në vendimmarrje. E mbetur në pakicë, vetëm Beçaj, kryetare e Gjykatës së Lartë ka dhënë një vendim surprizë: …çështja i do dërguar Prokurorisë së Përgjithshme për vazhdimin e hetimeve të mëtejshme. Çka nuk do të thotë se flitet për fajësi apo pafajësi të zotit Berisha, por të paktën sipas këtij mendimi, kryeministri nuk është hetuar fare dhe Prokuroria e Përgjithshme nuk ka bërë detyrën e saj.

Nëntor 2009, Berisha në Kuvend

Në datën 20 nëntor 2009, Partia Socialiste, përkundër bindjes së shumëkujt, përmbysi skeptikët dhe tejkaloi edhe optimistët me organizimin e një mitingu proteste në Tiranë, një nga më të mëdhenjtë e ndodhur ndonjëherë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Dhjetëra mijëra qytetarë protestuan për transparencën e votës së asaj vere që i dhanë mandatin e dytë zotit Berisha, ndërkohë që vetë deputetët socialistë ndodheshin prej tre muajsh në bojkot të Kuvendit. Ishte e qartë që në Shqipëri kishte krizë politike. Të gjithë këto faktorë, ngjajnë se kanë ndikuar një një nga shpërthimet më të egra të zotit Berisha në Kuvend. Targeti ishte një, Edi Rama, mtonjësi i pushtetit të tij, por nuk u kursye askush tjetër rreth tij, duke nisur madje që nga familja dhe gjithë miqtë e tij.  Në seancë, Berisha artikuloi një fjalor të tmerrshëm:

“ Zoti Rama, thuaju shqiptarëve cili është ai baba që i mohon djalit kafshatën e gojës?. Zoti Rama, cili është ai burrë i cili ngrihet nga shtrati i së shoqes në kullën e Myslym Pezës dhe shkon në shtratin e Dashit dhe e detyron gruan e tij të largohet natën e lemeritur? Zoti Rama, më thuaj cili është ai burrë që e rreh si kafshë te Piazza dhe i mbush fytyrën me gjak bashkëshortes në prani të personaliteteve shqiptare dhe kosovare?”

“Tani do ti them zonjës, (nënës së Edi Ramës), Kam shumë respekt për ty, por do të ishte në nderin tënd dhe të integritetit tënd që t’u tregosh shqiptarëve që e ke mjekuar djalin tënd 10 vjet për skizofreni! Ti, zoti Rama, “ nise aferat me D. G., i cili u vra në një rrethim me policinë. E vranë me antitank … për hir të së vërtetës, të më falë zonja, po mori për burrë, vrasësin e burrit të parë.

“Zoti Rama, cilat janë lidhjet e tua me Aldo Baren. Transkriptimet flasin se mes tij dhe Dondollakut, ti firmos si një bajloz. Unë të jap fjalën që me atë vullnet e me atë përkushtim që jam përballur në vitin 1990-91 me një sistem që duhej shembur, po me atë vullnet të hekurt dhe vendosmëri përballem sot me mafian që ti kryeson.

…”Cila është arsyeja pse Fideli brilanton flokët dhe nuk të ndahet? Është vetëm intime? Nuk besoj se është vetëm intime, jo … Sepse nuk ka dashuri të përjetshme … E ka tjetërkund hallin ai. Unë do jua them shqiptarëve”.

“ti je një përbindësh… Nga të gjithë politikanët shqiptarë ti je skllav i krimit … provoje … vazhdo se do jetë si për ata burrat me klimaks, po ti ke qënë me klimaks tërë jetën, ti ke lindur me klimaks … Nuk mund të zgjidh unë botën tënde hormonale …”.

I gjithë ky shfrim surreal, i llojit të përroit psikik, ju transmetua direkt shqiptarëve, në orën e pikut të audiencës nga njeriu që drejton vendin. Pak orë më pas, edhe Rama i përgjigjet nga selia e PS-së. Por çfarë ishte debat verbal në atë mbrëmje, pak ditë më pas, në 22 dhjetor 2009, avokatët e Ramës e shndërrojnë në padi penale për shpifje dhe fyerje për shkak të detyrës ndaj kryeministrit.

Asgjë e ligë, çdo gjë me ligj, thuhet zakonisht me ofshamë në këtë vend, por e liga morri një formë dhe një trajtë të çuditshme në sirtaret alkimike të Prokurorisë së Përgjithshme. Për plot 11 muaj, pa bërë asnjë veprim konkret hetimor dhe pa hetuar asgjë, Prokuroria vendos: Nuk hetojmë kryeministrin!

Ankimimi, Rama

Arian Salati dhe Agim Hysi, dy avokatët e kryetarit të PS, kundërshtojnë vendimin e prokurorisë për të pushuar çështjen penale: Prokurori justifikon shprehjet fyese, duke argumentuar se deklarimet janë në kuadër të përmbushjes së detyrave parlamentare, si përfaqësues i popullit, si Kryeministër dh

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›