E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpresa amerikane kundrejt shpresës

12-12-2012 / Nga Joseph Stiglitz

Me krizën e euros që me gjasë do të zgjasë, pafuqia e vazhdueshme e Amerikës nuk është lajmëtar i mirë për rritjen botërore. Për më keq, në mungesë të një lidershipi të vendosur të Amerikës, problemet e moçme të botës - prej ndryshimit klimatik deri te reforma e nevojshme të sistemit monetar ndërkombëtar - do të vazhdojnë të rriten. Megjithatë, ne duhet të jemi mirënjohës: është më mirë të mbahesh ende në këmbët e tua, sesa të prish drejt drejtimit të gabuar

Pas një fushate jashtëzakonisht dinamike të zgjedhjeve, që kushtoi më shumë se dy miliardë dollarë amerikanë, shumë monitoruesve u duket se nuk kanë ndryshuar shumë gjëra në politikën amerikane: Barack Obama është ende president, republikanët ende e kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, dhe demokratët ende kanë shumicën në Senat. Me Amerikën që po përballet me “shkëmbin fiskal” - rritje automatike të taksave dhe shkurtime të shpenzimeve në fillim të vitit të ardhshëm, kjo padyshim se do çojë drejt një recesioni ekonomik për aq kohë sa nuk do të ketë një marrëveshje bipartizane për alternativën fiskale - a mund të ndodhë diçka më e keqe sesa qorrsokaku i vazhdueshëm politik? Në fakt, zgjedhjet kishin shumë efekte të dobishme - përveç asaj që treguan se as edhe shpenzimet të krahasueshme me ato të korporatave nuk mund të blejnë rezultatin e zgjedhjeve, dhe se ndryshimi demografik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të fundosin ekstremizmin republikan. Ashpërsia eksplicite e fushatës së republikanëve në disa shtete - si në Pennsylvania, ku ata u munduan të bënin më të zorshëm procesin e regjistrimit të afrikano-amerikanëve dhe latinëve për të votuar - mori goditjen e duhur: atyre që u ishin kërcënuar të drejtat, ishin motivuar të dilnin të votonin kundër tyre. Në Massachusetts, Elizabeth Warren, një profesoreshë e së drejtës dhe luftëtare e paepur për reforma për mbrojtje të qytetarëve të thjeshtë prej praktikave abuzuese të bankave, fitoi një ulëse në Senat. Disa prej këshilltarëve të Mitt Romneyt duket se janë sprapsur prej fitores së Obamas: A nuk do të duhej që zgjedhjet të ishin të lidhura ngushtë me ekonominë? Ata ishin të bindur se amerikanët kishin harruar sesi ekonomia amerikane ishte në derexhe kolapsi shkaku i sistemit çrregullues të republikanëve, dhe se votuesit nuk e kishin vërejtur se bllokimi në Kongres kishte pamundësuar zbatimin e politikave më efektive që do të duhej të zbatoheshin prej fillimit të krizës që shpërtheu në vitin 2008. Votuesit, ua merrte mendja atyre, do të fokusoheshin vetëm në pafuqinë e tanishme ekonomike. Republikanët nuk do të duhej të ishin larguar prej interesit të amerikanëve në çështje të pakënaqësisë dhe barazisë gjinore. Derisa këto janë në rrënjë të vlerave të vendit - ato që kanë kuptimin e demokracisë dhe kufij të përzierjes së qeverisë në jetën e njerëzve - ato njëkohësisht janë edhe çështje ekonomike. Si e kam shpjeguar edhe në librin tim, “The Prize of Inequality”, pjesa më e madhe e rritjes së pabarazisë ekonomike në SHBA, i atribuohet një qeverie, ku të pasurit kanë ndikim të tepërt - dhe përdorin atë ndikim për ta forcuar veten. Afërmendsh, çështje si të drejtat e riprodhimit dhe martesa e homoseksualëve, kanë gjithashtu pasoja ekonomike.
E sa i përket politikës ekonomike për katër vjetët e ardhshëm, shkaku kryesor për një festë paszgjedhore është se SHBA-ja ka shmangur masa që do të çonin edhe më afër një recesioni, rritjes së pabarazisë, zbatimit të masave që do ta vështirësonin gjendjen e të moshuarve, dhe do t’u mohohej qasja në shëndetësi miliona amerikanëve. Përtej kësaj, ja çfarë është ajo për të cilën duhet të shpresojnë amerikanët: një ligj për “vende” pune stabile - bazuar në investime në edukim, kujdes shëndetësor, teknologji dhe infrastrukturë - që do ta nxisnin ekonominë, të rikthenin rritjen, të reduktonin shkallën e papunësisë dhe të gjeneronin të hyra prej taksave në shkëmbim të kostove të tyre, dhe kështu do ta përmirësonin gjendjen fiskale të vendit. Ata gjithashtu mund të shpresojnë për një program patundshmërie që më në fund adreson krizën afatshkurtër të Amerikës.
Një program gjithëpërfshirës për rritje të mundësive ekonomike dhe reduktim të pabarazisë, është gjithashtu e nevojshme - qëllimi i të cili do të duhej të ishte, brenda një dekade, ta shndërronte Amerikën në vendin më të avancuar për barazi dhe me më së shumti mobilizim social. Kjo kërkon, në mesin e gjërave të tjera, një sistem të drejtë taksash që është më progresiv dhe që eliminon çrregullimet dhe mënjanon vrimat që u japin mundësi taksapaguesve spekulantë të paguajnë sa ata që mezi ia dalin të mbledhin para për të jetuar. Gjithashtu nuk duhet lejuar që të pasurit të kenë mundësi që ta shmangun pagesat duke deponuar paratë në Ishujt Cayman. Amerika - dhe bota - do të përfitonin prej një politike amerikane të energjisë që redukton mbështetjen kryesisht në importe, jo vetëm duke rritur prodhimin e brendshëm, por gjithashtu duke reduktuar konsumin, dhe që merr përsipër të merret me rreziqet që përbën ngrohja globale. Me fjalë të tjera, shkenca dhe teknologjia e Amerikës duhet të reflektojë për një mirëkuptim që kërkon rritje afatgjate të standardeve të jetesës varësisht prej rritjes, që reflekton progresin teknologjik, i cili është baza e kërkimeve.
Në fund, SHBA-ja ka nevojë për një sistem financiar që shërben për të gjithë shoqërinë, në vend se të operojë sikur të ishte fundi i tij. Kjo do të thotë se ky sistem duhet të fokusohet më shumë në krijimin e vendeve të reja të punës, që kërkon reforma të rregullave financiare, dhe ligje që kufizojnë pushtetin e korporatave, me qëllim që të mos lejohet shndërrimi i tregjeve financiare në kazino. Globalizimi i ka bërë të gjitha vendet më të ndërvarura, në kuptimin e rritjes së kërkesës për bashkëpunim botëror. Ne shpresojmë se Amerika do të tregojë më shumë lidership në reformimin e sistemit botëror financiar duke kërkuar rregullim më të fortë ndërkombëtar, një sistem global rezervash dhe mënyra më të mira për të ristrukturuar borxhin sovran; në adresimin e ngrohjes globale; në demokratizimin e institucioneve ekonomike; dhe në sigurimin e ndihmës shteteve më të varfra. Amerikanët duhet të shpresojnë për të gjitha këto, megjithëse mua nuk ma ha mendja se do të fitojnë shumicën prej tyre dhe me gjasë, Amerika do të ngatërrohet nëpër këtë rrugë - ja edhe një tjetër program për studentët dhe pronarët e shtëpive, fundi i shkurtimit të taksës së Hushit për milionerët, por pa shkaktuar vrimë në reformën e taksave, shkurtime serioze në ushtri ose progres të theksuar në ngrohjen globale.
Me krizën e euros që me gjasë do të zgjasë, pafuqia e vazhdueshme e Amerikës nuk është lajmëtar i mirë për rritjen botërore. Për më keq, në mungesë të një lidershipi të vendosur të Amerikës, problemet e moçme të botës - prej ndryshimit klimatik deri te reforma e nevojshme të sistemit monetar ndërkombëtar - do të vazhdojnë të rriten. Megjithatë, ne duhet të jemi mirënjohës: është më mirë të mbahesh ende në këmbë e tua, sesa të prish drejt drejtimit të gabuar.

Autori është laureat i Nobelit të ekonomisë, profesor në Universitetin e Columbias, ish-shef i Këshillit ekonomik të presidentit Bill Clinton
Marrë nga “Project Syndicate”

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›