E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tetë skulptorë nga e gjithë bota i japin jetë

03/07/2009  Parku i Korçës

KORÇE- Tetë skulpturat prej guri që do të dalin nga duart, mjeshtëria dhe talenti i 8 skulptorëve të ardhur nga vende të ndryshme të botës, tashmë kanë filluar të formësohen, duke nxjerrë në pah gjithnjë e më shumë konturet e tyre, çka të japin mundësinë të kuptosh se çfarë do të dalë se fundi prej asaj cope madhështore guri që deri më dje nuk të linte asnjë impresion. Skulptorët e ardhur nga Anglia, Gjermania, Italia, Japonia, Zelanda e Re, Egjipti, Shqipëria etj, duke nisur punën e tyre që prej një jave aktualisht ndodhen në pikën më kulmore të punës së tyre, sepse pas kësaj jave parku “Rinia” në Korçë do të ketë edhe 8 skulptura të tjera, pasi ky simpozium organizohet që prej vitit 2008 ose për herë të dytë. Nga Shtëpia e Kulturës “Vangjush Mio” është menduar që simpoziume të tilla të vijojnë vit pas viti me synimin që këtë park ta kthejnë në një galeri të artit modern. Mbi të gjitha, e veçanta e kësaj galerie natyrore qëndron te fakti se veprat e saj sjellin veçori të artit nga vjen vetë skulptori, nga Japonia apo Zelanda e Re, nga Egjipti apo nga Italia, çka bën që një vepër të jetë krejt e veçantë nga tjetra, ti përkasë një shkolle apo një rryme tjetër. Kjo do ta bëjë edhe më të larmishme, më tërheqëse, por edhe më të magjishme skulpturën e parkut. 8 skulptorët e përzgjedhur mes 40 të tjerëve përmes një jurie profesionale po u përmbahen projekteve dhe skicave të tyre, të cilat i kishin paraqitur për konkurrim. Në fund të këtij simpoziumi do të ketë edhe një fitues.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›