E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpresat e venitura për reformën e Ina Ramës

U bë një kohë e gjatë tashmë që në axhendën e punës së prokurorisë së përgjithshme, vendin kryesor e ka zënë hetimi ndaj rrugës Durrës-Kukës. Në fillim, në pozitat e një intelektuali që beson fuqishëm tek drejtësia, kam besuar se ky do të ishte një hetim i drejtë, i ndershëm, pa paragjykime dhe jo i njëanshëm. Kam pasur këtë bindje, jo se isha shumë i bindur tek stafi i institucionit tuaj mbi të cilin rëndonin një varg akuzash nga mazhoranca e sotme në çështje të rëndësishme që kanë penguar për një kohë të gjatë integrimin e vendit tonë në NATO e BE, sikundër kanë qenë lufta kundër krimit të organizuar, trafikimit të qënieve njerëzore, lufta kundër korupsionit etj, por sepse kam pasur besim tek ju dhe aftësitë tuaja. Unë i perkas atij brezi studentësh të dhjetorit ‘90 që me protestat tona në atë kohë u munduam të kërkonim dhe arrinim përmbysjen e regjimit komunist dhe vendosjen e nje sistemi demokratik, ku mbi gjithçka të mbizotëronte shteti demokratik e shteti i së drejtës. Në fillimet tuaja si kryeprokurore kam menduar se edhe Ju, si përfaqësuese e këtij brezi (te paktën në moshë), do të kishit mundësi të vinit me një vizion të ri, ku në plan të parë do të ishte reformimi i institucionit që ju do të drejtonit, reformim i cili prej shumë kohësh ishte i domosdoshëm, po të kemi parasysh akuzat që rendonin mbi paraardhësin tuaj. Besoja se puna juaj do te bazohej mbi të drejtën dhe të vërtetën, gjë që i kishte munguar për një kohë të gjërë institucionit që ju drejtoni tani. Tashmë një vit pas marrjes së detyrës, besimi im tek ju është lëkundur së tepërmi dhe ndjehem i zhgënjyer. Dhe ka njesere faktesh qe me bejne te arrij ne kete konkluzion: Se pari: Si ka mundesi zonja kryeprokurore, qe prej mese nje viti, hetimi i nisur ndaj ministrit (tashmë pa imunitet) z. Basha, shtyhet e zvarritet pa fund, ne nje kohe kur vendimet ne asnje rast nuk kane qene vendime te marra prej tij, por prej Keshillit te Ministrave? Si eshte e mundur te hetohet nje person i vetem për vendime te marra ne menyre kolegjiale? A nuk ju duket qartesisht se akuzat e stafit tend zene fill e jane ne te njejten gjatesi vale me akuzat qe po ben sot opozita e deshperuar? Kuptohet kryekëput strategjia e opozites për të goditur ministrin Basha. Nepermjet akuzave te pabaza, ajo perpiqet te godase qeverisjen Berisha qe krahasimisht eshte shume me e mire se te gjitha qeverite paraardhese, do te eklipsojë ritmin e madh te investimeve qe po behen ne keto 3 vite, do te terheqe dhe te largoje vemendjen nga dhjetera dosje te qeverisjes socialiste dhe se fundmi po e shpreh hapur kundershtimin qe ka për ndertimin e kesaj rruge, duke treguar edhe njehere se asaj i ka munguar plotesisht vullneti politik për ta ndertuar atë, gjate 8 viteve te qeverisjes se saj. Ne fund te fundit, kjo eshte rruga qe ajo ka zgjedhur për të bere opozite dhe eshte e drejta e saj. Ajo qe me shqeteson mua si qytetar i këtij vendi eshte se si ka mundesi qe prokuroria e vendit tim, institucioni qe ju drejtoni, pranon te behet vegel e kesaj opozite dhe te inicojë nje hetim politik te paster, ne nje kohe qe te pakten ne dukje, prokuroria duhet te jete asnjanëse e t’i sherbeje ligjit e vetem ligjit? Si eshte e mundur te perqendrohen te gjitha energjite ne hetimin e zgjatur pafundesisht te nje rruge me rendesie kombetare, bile me permasa te papara, te nje rruge qe lidh kombin shqiptar te ndare ne mes, te nje rruge qe eshte jetike, si për Shqiperine, ashtu edhe për Kosoven, te nje rruge ndertimi i se ciles ka shqetesuar jo pak qeverite e vendeve fqinje qe jane perpjekur nder vite ta pengojne ne nje menyre ose nje tjeter ndertimin e kesaj rruge, dhe harrohen te hetohen me dhjetëra dosje korrupsionit te qeverisjes 8-vjeçare socialiste? Si ka mundesi qe nuk gjendet kohe te hetohen dosjet e kryetarit te bashkise se Tiranes, te cilat kane vite qe jane ne zyrat e institucionit tuaj, si ka mundesi qe te pakten të hetohet se ku shkuan rreth 300 milione dollaret e mbledhur nga taksa e rruges Durres- Kukes, meqë jemi tek kjo problematikë? Se dyti: Si eshte e mundur qe nga zyrat e institucionit qe ju drejtoni, thjesht dhe vetem për të gjetur shkak për te goditur kryeministrin e vendit, te inicohen çeshtje te sajuara si ajo “Fazlliç”, e cila pervec bujes mediatike, po mbyllet pa nxjerre asnje te vertete, e qe ne thelb demton rende imazhin e vendit tone në sytë e biznesmeneve te huaj qe duan te investojne këtu. Si mundet qe pa pasur asnje prove reale te akuzojme dike dhe te prishim imazhin e nje biznesmeni te huaj, te nisim nje hetim ndaj tij papandehur, kushdoqofte ai, vetem e vetem se disa eksponente brenda Partise Socialiste falsifikuan fakte dhe i fabrikuan ato ne mediat e shkruara te kontrolluara plotesisht prej tyre? Si mundet te thithim ne investime te huaja duke krijuar kete klime, duke u dhene mesazhin ketyre biznesmeneve se ne mund ti ndalojme apo ti arrestojme ata vetem me nje telefonate, ne menyre antiligjore, si ne kohen e komunizmit? Eshte nje analize qe behet thjesht e rezultatet dalin vevetiu. Se treti: Si eshte e mundur qe institucioni qe ju drejtoni te mos kete nje prononcim te qarte ne kohen e duhur për vdekjen aksidentale të Z. Trebicka, çeshtje për te cilen opozita arriti te organizonte edhe mitingje, duke thyer kodin me minimal tee tikes, ate te respektit ndaj te vdekurit? Si eshte e mundur qe akoma po zvarriten hetimet ndaj shperthimit te ndodhur ne Gerdec dhe nuk kemi arritur te kemi nje prononcim te qarte edhe për kete çeshtje ku opozita e vendit ka spekulluar dhe po spekulon vazhdimisht? Se katerti: Si eshte e mundur qe edhe pse ka mese dy vjet qe hetohet nje minister dhe kur ceshtja zgjatet qellimisht pafundesisht, akoma nuk ka nje reagim për t’u terhequr nga kjo ceshtje edhe kur gjykatat e ndalojne hetimin e metejshem te kesaj çeshtjeje? Si eshte e mundur qe ne nje vend demokratik prokuroria te arrije deri atje sa te beje presion ndaj gjykates vetem se ato gjykojne nga pozita asnjanese kete çeshtje? Vazhdoj te besoj se ju do të gjeni forcen dhe kurajon te reformoni institucionin tuaj, qe ai te mos perdoret me politikisht nga çdo ane e politikes. N.q.s. paraardhesi juaj nuk e beri, sepse ishte ai qe e krijoi kete staf dhe nuk mund te reformonte ate qe ai kishte krijuar vete, për ju eshte me e lehte, aq me shume qe tani ka mjaft prova e fakte qe tregojne qe institucioni qe ju drejtoni po perdoret politikisht. Kjo do ju shkepuste ju nga rruga e paraardhesit tuaj dhe do te kthente besimin qe populli duhet te kete ndaj ketij institucioni. N.q.s. nuk do te keni vullnetin për ta bere kete reformim, atehere me te drejte, mua dhe brezit tim na lind pyetja: Ku po shkojme znj.Kryeprokurore? Andrea Mano ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›